Parashikimi i motit për të premten

22:08 | 13 March 2025
parashikimi-i-motit-per-te-premten

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në skajet perëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës, mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe lokalisht, herë pas here, pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi nga 20 deri në 65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 23°C. /MeteoKosova/

Komento: