Parkuan pran kontejnerëve, banorët e Fushë Kosovës ua hedhin mbeturinat mi vetura

12:16 | 17 Dhjetor 2021

Banorët e Fushë Kosovës u hakmerren shoferëve që parkuan keq.

Disa qytetarë që parkuan vend e pa vend veturat e tyre në Fushë Kosovë, morën edhe një “dënim” nga banorët.

Veturat e tyre u mbushën me qese mbeturinash nga dikush.

Kjo në shenjë revolte për parkimin e veturës në vend jo të duhur.

Pamje të këtij veprimi janë postuar në rrjete sociale.

Komento: