
Hadërgjonaj shprehet i lumtur pas debutimit.
Ylli i kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, sot ka nisur zyrtarisht aventurën e tij me Kasimpasa.
Hadërgjonaj ka regjistruar sot debutimin e tij me Kasimpasa, në barazimin 1:1 kundër Ankaragucu.
Ylli i Kosovës startoi në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë dhe luajti për 90 miunta. Paraqitjen e tij, Florenti e ka vlerësuar pozitivisht, sipas fjalëve të shkruara në ‘Facebook’.
“I lumtur me debutimin tim te Kasimpasa, por edhe me rezultatin pozitiv, edhe pse merituam më shumë” ka shkruar Florent Hadërgjonaj, transmeton lajmi.
Minutat për Hadërgjonaj janë një lajm i mirë për tifozët e Kosovës, pasi kombëtarja jonë luan ndeshje të rëndësishme në mars, në kuadër të Ligës së Kombeve, për të siguruar një biletë për Euro 2020.
