Pas daljes së Beatrix, Bora bën gjestin e papritur për Donaldin

10:49 | 26 Janar 2022

Pas gjithë rrëmujës së Donaldit në “Big Brother VIP” dhe krijimit të trekëndëshit të dashurisë Beatrix-Donald-Bora, kjo e fundit e nisi vitin e ri, 2022 duke hequr çiftin e ri nga Instagrami dhe të gjithë personat e tjerë që e lidhnin me to.

Pas këtij veprimi u duk sikur moderatorja i dha fund njëherë e mirë historisë me Donaldin e cila ishte e komplikuar edhe para hyrjes së tij në BB VIP. Por një veprim i fundit i Borës ka bërë lëmsh rrjetin.

Pas daljes së Beatrixit, Bora Zemani është shfaqur në prezantimin e “Përputhen” me byzylykun që e lidh drejtpërdrejtë me Donald Veshaj.

Një byzylyk të njëjtë e ka edhe Donaldi të cilin nuk e heq asnjëherë nga dotra dhe duket sikur e ndihmon në momentet e tij të tensionit.

Komento: