Pas eliminimit nga Bilbao, flet trajneri i Barcelonës

00:00 | 07 Shkurt 2020

Barcelona është mposhtur me rezultat 1:0 nga Athletic Bilbao.

Bilbao arriti të gjente një gol në minutat e fundit të ndeshjes, për t’i dhënë eliminimin skuadrës kampione në fuqi.

Pas ndeshjes, disa fjalë ka thënë edhe trajneri i Barcës, Quique Setien, i cili ka shprehur besimin se skuadra meritonte fitoren.

“Merituam të fitojmë këtu. Nuk jam i shqetësuar për humbjen e besimit. Rezultati është gjithmonë gjëja më e rëndësishme, por senzacionet janë të rëndësishme. Mendoj se niveli ynë ishte i mirë sonte” ka thënë Setien, transmeton lajmi.

“Ter Stegen nuk pati çfarë të bënte, por ky është futbolli. Sa i përket penalltisë, nuk e pash nga aty ku isha. Më thanë se ishte e qartë, por nuk flas për gjyqtarin” shtoi trajneri.

Barcelona pati dy mundësi të arta shënimi, me anë të Griezmann e Messi, por të dy dështuan të tundin rrjetën, dhe kjo gjë në fund i kushtoi skuadrës.

Komento: