Pas fitores së mbrëmshme, trajneri i Milan del me një deklaratë të papritur

11:11 | 25 Janar 2020

Stefano Pioli është shprehur i kënaqur me fitoren e Milan kundër Brescia.

Milan mbrëmë ka mposhtur Brescian, në udhëtim, me rezultatin minimal 0:1, në një ndeshje me plotë vuajtje për ‘Rosoneri’.

Pas ndeshjes, Pioli ka vlerësuar lart karakterin e lojtarëve të tij, të cilët vuajtën shumë, por mbijetuan për tri pikët.

“Nuk ishte performancë e bukur për Milan. Ne e dimë se mund të luajmë më mirë, por ne treguam se dimë të mbijetojmë” ka thënë Pioli, transmeton lajmi.

“Ne duhet të vazhdojmë kështu. Jam i kënaqur me mentalitetin dhe duhet të mbetet njëjtë. Nga pikëpamja taktike dhe teknike, ne duhet të bëjmë më shumë” tha tutje trajneri i Milan.

Ishte kroati Ante Rebic ai që gjeti golin për fitoren e tretë radhazi të Milan, e cila erdhi kundër Brescia.

Komento: