Pas fitorës së vështirë të Juventusit, Sarri befason me deklaratën e tij

09:20 | 23 Tetor 2019

Juventus arriti një fitore të vështirë mbrëmë.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka folur pas fitores kundër Lokomotivës së Moskës në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Ai ka treguar edhe problemet për vuajtjet që pësoi skuadra edhe pse në fund doli me tri pikë.

“Kishim disa probleme në mbrojtje. Fatkeqësisht e pësuam nga një kundërsulm dhe ata u ngjeshën akoma më tepër në mbrojtje mendoj se kemi luajtur mirë dhe nuk e humbëm qetësinë. Ruajtëm qetësinë dhe nuk na kapi ankthi. Kemi goditur 28 herë portën“.

“Kishim ndjesinë se në fund të takimit Lokomotiva do të ishte e lodhur, kështu që futa Higuain, Rabiot dhe Bentacur. Fatkeqësisht, sistemi ynë na bën të sulmojmë më tepër nga qendra. Nuk mendoj se kishim mentalitetin e gabuar“.

“Ishim thjesht pak të avashtë dhe jo aq mirë fizikisht. Luajmë çdo tre ditë kështu që këto gjëra mund të ndodhin. Lajmi i mirë është se ishim të mprehtë mendërisht dhe kjo na solli përmbysjen në fund të ndeshjes“, tha ndër të tjera trajneri italian.

Komento: