
Granit Xhaka, duket se do të largohet nga klubi i Londrës së Veriut pas mosmarrëveshjeve me tifozët.
Arsenali do të dëshironte ta shiste atë në një klub jashtë vendit, përcjell ORAinfo.

Gunners janë të prirur ta shesin mesfushorin 27-vjeçar zviceran në një klub në Bundesliga në afatin e ardhshëm të transferimit të janarit.
Ndërsa klubi deklaroi publikisht mbështetjen e tyre për lojtarin, ai u zhvesh nga shiriti i kapitenit javën e kaluar dhe që nga atëherë nuk ka marrëdhënie të mira me tifozët./ORAinfo/