
Halimi i pakënaqur me Challandes.
Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi në intervistën pas ndeshjes ka pranuar se është i dëshpëruar pse nuk luajti nga fillimi.
Mesfushori kreativ luajti dy herë si zëvendësues ndaj Çekisë dhe sonte ndaj Anglisë, por kishte pritur që në ‘Fadil Vokrri’ të ishte në formacionin startues.
‘’Jam i dëshpëruar që nuk kam luajtur nga fillimi. Por në çdo moment që më kërkohet të luajë jap maksimumin, cilitdo qoftë pozicioni që më kërkon trajneri’’.
‘’Jam i kënaqur me këto ndeshje që kemi bërë, shpresojmë të vazhdojmë me këto paraqitje edhe në mars’’.
‘’Na mungon Vedati sigurisht, por edhe Nuhiu është një lojtar i mirë’’, u shpreh ai.