Pas humbjes, ja kujt ia lë fajin Romagnoli

10:16 | 30 Shtator 2019

Alessio Romagnoli, ka komentuar pas humbjes katastrofike të Milanit.

Pas fjalëve të Marco Giampaolo dhe drejtorit teknik Paolo Maldini, kapiteni i kuqezinjve foli edhe për atë që ndodhi,përcjell ORAinfo.

” Ne e marrim të gjithë përgjegjësinë, faji është vetëm i yni. Më vjen keq, sepse pas Torinos kemi menduar se mund të bëjmë një hap më tej dhe përkundrazi nuk ishte ashtu “.

“Si i përballoni këto momente? “Do të përballemi me njëri-tjetrin dhe mbetmi të bashkuar, është pikërisht në këto vështirësi që duhet t’i tregojmë ekipit që ne jemi duke qëndruar të bashkuar.

“Skuadra është me trajnerin. Pas Donnarumma, vetë Romagnoli e siguron atë: “Ne jemi plotësisht në dispozicion të trajnerit dhe jemi me të, kjo është e padiskutueshme. Shpresojmë që ndeshja tjetër të jetë më e mirë por sigurisht që do të jetë kështu, është koha që të mbështjellim mëngët, të gjithë së bashku dhe të qëndrojmë së bashku”, ka thënë Romagnoli./ORAinfo/

Komento: