Pas humbjes, nervozohet Guardiola: Pyetni ata të VAR-it, jo mua

21:38 | 10 Nëntor 2019

Pep Guardiola nuk pranoi të flasë për vendimet e gjyqtarëve të cilat i kushtuan me humbje 3-1 Manchester City ndaj Liverpool të dielën – por tha se ishte krenar për një performancë “të jashtëzakonshme”.

Guardiola ishte tejet i nervozuar ndërsa Cityt iu mohuan dy penallti pas prekjeve me dorë të Trent Alexander-Arnold, me të parën që çoi në golin e shkëlqyer të Fabinho.

Trajneri i Cityt u pa fort i zemëruar kur i zgjati dorën gjyqtarit Michael Oliver dhe i tha dy herë “Faleminderit shumë” pas përfundimit të sfidës, megjithëse ai nuk u përgjigj nga pyetjet për veprimin e tij sarkastik, transmeton lajmi.net.

“Pyesni gjyqtarët”, i tha ai Sky Sports. “Pyete Mike Riley dhe ata të VAR-it, mos më pyetni mua. Ne u përpoqëm të bënim punën tonë – do të doja të flisja për performancën tonë. Ishte aq mirë. Mënyra sesi kemi luajtur ishte e jashtëzakonshme”.

“Ajo që ndodhi sot është që ne treguam se jemi kampionë”.

“Në këtë stadium, mënyra sesi luajtëm ishte e jashtëzakonshme. Jam shumë krenar për ekipin tim më shumë se kurrë. Kemi luajtur kundër ekipit më të fortë në Evropë, jam shumë krenar”.

“Është një nga përformancat më të mira që kemi luajtur”, potencoi spanjolli.

Komento: