Pas humbjes së katërt, merret ky vendim për Giampalolo

09:01 | 30 Shtator 2019

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini këmbëngul se klubi nuk do të ketë reagime të rrepta për të ardhmen e trajnerit Marco Giampaolo.

Presioni po rritet tek trajneri pasi skuadra e tij pësoi një tjetër humbje në Serie A të Dielën dhe raportet në Itali sugjerojnë që ata po mendojnë ta shkarkojnë atë,përcjell ORAinfo.

Dhe ndërsa Maldini mendon se skuadra është në një situatë të rëndë, ai beson se Giampaolo duhet t’i jepet një shans për ta kthyer skuadrën në nivel.

“Ne kemi zgjedhur trajnerin, ne do ta mbrojmë atë, është e drejtë t’i jepet një kohë,” tha ai. “Ne e dinim se kishte disa probleme në të cilat do t’i zgjidhnim, edhe pse padyshim që nuk prisnim të humbnim katër nga gjashtë ndeshjet e para, por edhe cilësia e futbollit është e pakënaqshme.

“Tani për tani, mund të duket si një tunel pa dritë, por siç tha trajneri ynë, rruga për të dalë është me punë të palodhur”./ORAinfo/

Komento: