Pas kalimit të Barcelonës në çerekfinale, Xavi vjen me këtë deklaratë

22:29 | 17 Mars 2022

Barcelona ka arritur të kalojë në fazën çerekfinale të Evropa Ligës. Katalonasit kanë triumfuar 1:2 në udhëtim ndaj Galatasarayt, duke e arritur kështu kualifikimin tutje.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Spanjë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez lavdëroi ekipin kundërshtarë për mbrojtjen e mirë që bënë.

“Ata janë mbrojtur shumë mirë dhe kjo fitore ka shumë meritë. Urime lojtarëve sepse e kanë ditur si dhe kur të sulmojnë dhe jemi shumë të lumtur për punën dhe mundin, kemi fituar në një terren shumë të komplikuar”, tha Xavi pas ndeshjes.

Komento: