Pas lëndimit të rëndë, Hysaj merr lajmin e madh

23:34 | 25 Tetor 2019

Hysaj, po e rimerr veten.

Dëmtimi horror i Elseid Hysajt tek Napoli, vetëm pak ditë para se të luheshin ndeshjet e Kombëtareve, e la shkodranin jashtë fushave për disa kohë.

Por, pjesa më e vështirë duket se ka kaluar për fat të mirë, dhe mbrojtësi i Kombëtares është bashkuar me grupin që nga dita e sotme. Nën urdhrat e trajnerit Karlo Ançeloti, Hysaj ka kryer ditën e sotme seancën e parë stërvitore, që kur pësoi dëmtimin në kraharor.

Dita-ditës, tashmë ai pritet që të kapi edhe formën fizike e të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi, që të jetë sërish një armë më shumë për Ançelotin në kampionatin e gjatë të Napolit.

Komento: