
Të gjithë të shokuar me tragjedinë në Shqipëri.
Klube, futbollistë, basketbollistë e shumë të tjerë kanë reaguar për tërmetin që goditi Shqipërinë gjatë ditës së sotme, ku deri tani ka shkaktuar vdekjen e 18 personave dhe qindëra të lënduarve.
Pas Milanit dhe Romës, tani ka reaguar ekipi tjetër italian Napoli, shkruan lajmi.
”Mendimet e të gjithëve në Napoli janë me njerëzit e Shqipërisë në vazhdën e tërmetit të mbrëmshëm”, ka shkruar ekipi ku luan futbollisti shqiptar Elseid Hysaj.
