Milan, sot ka festuar 120 vjetorin e themelimit.
Por pikërisht sot, Milani nuk arriti të nxjerrë më shumë se një barazim ndaj Sassuolos,përcjell ORAinfo.
Stefano Pioli foli për Sky Sport pas barazimit 0-0 të Milanit kundër Sassuolo, duke thënë se ekipi i tij kishte shumë raste.
‘Ne kishim 9-10 shanse të mëdha, ne provuam gjithçka, por topi nuk donte të kalonte vijën. Leao? Ai ishte i shkëlqyeshëm duke dalë nga pankina.
Sassuolo? Ata janë një ekip i mirë, ne e dinim se nuk do të ishte e lehtë. Ne duhet të jemi më klinikë ‘, ka thënë trajneri i Milanit./ORAinfo/