Pas pesë muajve, lirohet nga burgu shtëpiak Ronaldinho

10:10 | 25 Gusht 2020

Legjenda e futbollit, Ronaldinho sot ka marrë një lajm tejet të mirë.

Ai është liruar nga burgu shtëpiak në Paraguaj, ku po mbahej që 5 muaj.

Braziliani ishte burgosur për shkak se kishte falsifikuar pasaportën dhe kishte tentuar të udhëtonte me të.

Bashkë me të i arrestuar ishte edhe vëllai i tij.

Komento: