Pas pritjes madhështore nga Kosova, reagon Federata Angleze

10:57 | 18 Nëntor 2019

Kosova është kombëtarja më e re në Evropë.

Kosova ka pritur Kombëtaren angleze në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2020.

Humbja në këtë takim me rezultat 0-4 ka qenë në plan të dytë, pasi ajo që bëri bujë të madhe në gjithë botën ishte mikpritja që kosovarët i bënë tifozëve anglez dhe lojtarëve të tyre.

Tifozët anglez u pritën dhe u respektuan dy ditë para ndeshjes në rrugët e Prishtinës, ndërsa pritje spektakolare ishte organizuar edhe për ekipin kombëtar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku nuk munguan koreografi, pankarta e duartrokitje për ta.

Anglezët kanë mbetur të mahnitur me mikpritjen që i është bërë në Kosovë,derisa pas përfundimit të ndeshjes ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Anglisë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në Twitter, anglezët kanë falënderuar Kosovën për mikpritje.

“Çfarë mikpritjeje! Faleminderit Kosovë”, ka shkruar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Anglisë.

Komento: