Pas problemeve me zemër, Aubameyang rikthehet në Arsenal – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas problemeve me zemër, Aubameyang rikthehet në Arsenal

17:26 | 17 Janar 2022

Sulmuesi i Gabonit, Pierre-Emerick Aubameyang do të rikthehet në Arsenal për kontrolla mjekësore pasi u zbulua se kishte probleme me zemër, pasi fillimisht rezultoi pozitiv me koronavirus.

Aubameyang dhe bashkëlojtari i tij, Mario Lemina, që luan për Nice do të largohen nga Kupa e Afrikës te klubet e tyre respektive për të qartësuar gjendjen e tyre shëndetësore.

Dyshja u lirua nga karantina javën e kaluar, por nuk u lejuan të luanin të premtën ndaj Ganës pasi doktorët detektuan disa probleme me zemër në ekzaminimet pas koronavirusit.

Ata gjithashtu nuk stërvitën dje dhe sot teksa pritën rezultatet, por FegaFoot tani raporton se ata do të rikthehen në Evropë për ekzaminime shtesë, transmeton Express.

Dyshja rezultoi pozitiv me koronavirus pas arritjes dhe munguan në dy ndeshjet e para. Nuk është e ditur nëse do të rikthehen për fazën e nokautit që fillon javën tjetër.

Gaboni deklaroi se ka infektime të reja në klub, përfshirë Denis Bouanga, Noubi Fotso, David Sambissa, Serge Ngouali dhe Ulrivk Eneme Ella. Të gjithë këta tani janë në izolim.

Komento: