Pas Rrahmanit, Napoli arrin marrëveshje me tjetër shqiptar

10:56 | 28 Janar 2020

Napoli, thuhet se ka rënë dakord një marrëveshje me Hellas Verona për mbrojtësin Marash Kumbulla, me vlerë 20 milion € plus 4 milion € bonuse për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi i qendrës 20 vjeçar dhe tashmë është një lojtar shqiptar edhe pse ai lindi dhe u rrit në Itali,përcjell ORAinfo.

Ky është sezoni i tij debutues në Serie A, duke luajtur 14 ndeshje dhe shënuar një gol.

Sipas Sky Sport Italia, të dy klubet kanë arritur një marrëveshje për lojtarin.Napoli ka blerë tashmë shokun e tij të skuadrës së Veronës, Amir Rrahmani, i cili do të mbetet me hua në Bentegodi për pjesën tjetër të sezonit./ORAinfo/

Komento: