Pas takimit me deputetët e LDK-së, Mustafa do të takohet me Kurtin në objektin e Qeverisë

16:40 | 28 Shkurt 2020

Pas takimit me deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, Isa Mustafa pritet ta zhvillojë një takim edhe me Albin Kurtin në Qeveri.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur një takim me Grupin Parlamentar të kësaj partie, përkitazi me propozimin e kryeministrit Kurti për taksën.

Pas takimit Mustafa ka thënë shkurt për medie se do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, për t’u dakorduar rreth taksës.

Komento: