Pas tërmetit vdekjeprurës, edhe Interi i qëndron pranë Shqipërisë

18:49 | 28 Nëntor 2019

Edhe Interi ka reaguar pas tragjedisë që goditi Shqipërinë.

Shteti shqiptar po kalon nëpër një tragjedi të madhe pas tërmetit të së martës, ku kanë humbur jetën më shumë se 40 persona.

Dhimbjen me Shqipërinë ka ndarë edhe Interi.

“Në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit”, nis komunikata e Interit, përcjell lajmi.

“Atyre, të dashurve të tyre dhe të gjithë popullit shqiptar i shkojnë mendimet tona në këto ditë shumë të vështira”.

Tifozët zyrtar të Interit në Shqipëri, njoftojnë se janë në bisedime me ‘Zikaltërin’ për këtë kthyer mbështetjen në diçka konkrete.

Komento: