Pas transferimeve, Milani blindon super lojtarin

19:46 | 17 Korrik 2021

Milani “blindon” Simon Kjaerin.

Simon Kjaer do të mbetet pjesë e Milanit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit kuqezi do të nisin bisedimet me mbrojtësin për vazhdimin e kontratës.

Paraqitjet e mira të Kjaer me Danimarkën në “Euro 2020” kanë bindur drejtuesit e klubit kuqezi.

Mbrojtësit 32-vjeçar i është ofruar kontratë njëvjeçare, që do ta mbante atë në “San Siro” deri në vitin 2023.

Kjaer është pjesë e “Rossonerëve” që nga viti 2020, kur u transferua nga Sevilla.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Atalanta, Fenerbahçe, Lille, Wolsburg, Roma dhe Palermo.

Komento: