Pas transferimit në Dusseldorf, Berisha jep lajmin e keq

18:49 | 03 Shkurt 2020

Valon Berisha nuk e nis me këmbë të mbarë debutimin në Dusseldorf.

Ai u largua së fundmi nga Lazio për t’u transferuar në Fortuna Dusseldorf, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori kosovar debutoi menjëherë me klubin e ri në barazimin 1:1 kundër Eintracht Frankfurtit.

Mirëpo, përfaqësuesi kosovar u përball menjëherë me probleme fizike.

Sipas mediave gjermane, Dusseldorfi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit të rritur në Norvegji për ndeshjen e rundit të 16-të të Kupës së Gjermanisë kundër ekipit nga liga e tretë gjermane, Kaiserslautern, e cila do të zhvillohet të martën.

“Valoni ka probleme muskulore dhe do të qëndrojë në shtëpi”, deklaroi sot trajneri i ri i Dusseldorfit, Uëe Rosler.

“Mirëpo, vrapimet e tij në ndeshjen e fundjavës ishin fantastike”, vazhdoi Rosler.

Klubi gjerman shpreson që ta ketë në dispozicion Berishën fundjavën e ardhshme në Bundesligë.

Komento: