Pas vdekja e Bryant, Milan merr vendim për ndeshjen kundër Torinos

11:38 | 28 Janar 2020

Vdekja e Bryant, ky është vendimi nga Milan për ndeshjen kundër Torinos.

Milan do ta përkujtojë legjendën e basketbollit, Kobe Bryant në duelin ndaj Torinos në Coppa Italia.

Milan do të zbresë në fushë me shirit të zi në ndeshjen kundër Torinos në Coppa Italia.

“Rossonerët” do ta përkujtojë legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, tifoz i ekipit nga San Siro, i cili vdiq në një aksident me hekilopter së bashku me vajzën e tij, Gianna, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.

Në stadium po ashtu pritet të transmetohen disa pamje të legjendës së Lakers në një nderim emocional që do të publikohet derisa skuadrat janë duke u ngrohur para takimit.

Ndeshja Milan – Torino zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.

Komento: