Pasi e paraqiti Kosovën pjesë të Serbisë, reagon Man Utd

21:00 | 23 Tetor 2019

Reagon Man Utd pas gabimit që bëri.

Manchester United ka reaguar pas videos së intervistës së Nemanja Matic, ku e paraqitën Kosovës si pjesë të Serbisë.

‘Djajtë e Kuq’ e kanë përmirësuar gabimin pas reagimeve të shumta të tifozëve shqiptarë, duke e ndërruar hartën me flamurin e Serbisë.

Man Utd përballet nesër me Partizanin e Beogradit në kuadër të Ligës së Evropës dhe kanë bërë një video me lojtarin serb të kësaj skuadre Matic, ku kishin paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë, përcjell lajmi.

Por falë reagimeve të shumta, punonjësit e klubit e kanë përmirësuar sërish gabimin qesharak të tyre.

Tifozët shqiptarë të gjigantit anglezë kishin reaguar edhe disa muaj më herët për të njëjtën arsye, derisa klubi i kishte kthyer përgjigje pozitive duke i kërkuar falje.

Komento: