Pasi shënoi supergol bër Bremenin, shpërblehet Rashica

18:21 | 31 Tetor 2019

Shpërblehet Milot Rashica.

Werder Bremen e ka shkatërruar 4-1 skuadrën e FC Heidenheim 1846 në të cilën ndeshje shkëlqeu edhe Milot Rashica.

Dalëngadalë, po bëhet futbollisti që të gjithë mendojnë se do të bëhet.

Milot Rashica është një yll në ngritje dhe ndeshje pas ndeshje po dëshmon se mund të shkojë larg dhe t’i prekë majat e futbollit, raporton Express.

23-vjeçari ka shkëlqyer sërish për Ëerder Bremen.

Ai ka shënuar një gol shumë të bukur në fitoren 4-1 kundër FC Heidenheim në Kupën e Gjermanisë, për çka edhe është vlerësuar, pasi në fund të takimit është shpërblyer me çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’.

“Në rundin tjetër të Kupës së Gjermanisë”, ka shkruar Rashica në Instagram, derisa ka postuar foton me çmimin e lojtarit të ndeshjes.

Tashmë Rashica ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit të Kupës së Gjermanisë, kundër Heidenheim, Delmenhorst, Bayern Munich, Schalke dhe Borussia Dortmund.

6 ndeshje, 4 gola dhe një asist në sezonin 2019/20 – Rashica deri më tani ka statistika mbresëlënëse me Wrderin.

Komento: