Pasi u transferua në Bayern, Perisic me deklaratë të papritur

20:48 | 29 Shtator 2019

Futbolliti i Bayern Munich me deklaratë të papritur.

Ivan Perisic ka folur haptazi për lëvizjen e tij të dështuar te Manchester United, dhe pranoi se afërsia për të nënshkruar me klubin e ëndrrave të tij sa kalonte e bëhej më e ‘dhimbshme’.

Sulmuesi kroat ishte i lidhur me kalimin te United për disa vjet, me spekulimet që po intensifikoheshin gjatë kohës së Jose Mourinhos.

Tani, duke luajtur si huazim te Bayern Munich nga Inter, Perisic zbulon se si kalimi i ëndrrave të tij pothuajse u realizua, transmeton lajmi.

”Sa afër isha duke shkuar atje (United)? Shumë afër”, tha Perisic gjatë një interviste të fundit me The Athletic.

”Ishte një gjë e mahnitshme për mua kur Jose Mourinho më thirri. Ishte e vështirë t’i thuash jo atij”.

”Në fakt, unë me të vërtetë doja të bashkohesha me të dhe të luaja për United. Ishte një ëndërr e imja që të luaja në të gjitha ligat e mëdha. Por nuk ndodhi”, potencoi anësori.

Komento: