Për 40 për qind Kosova shënon rritje të eksportit

10:46 | 13 Mars 2022

Kosova shënon rritje të eksportit për 40 për qind.

Kosova ka shënuar rritje të eksportit të mallrave për 40 për qind, në dy muajt e parë të 2022-tës.

Në janar dhe shkurt të këtij vitit, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës 128 milionë euro mallra janë eksportuar nga Kosova drejt vendeve të tjera.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Adriatik Stavileci, thotë se produktet të cilat importohen më së shumti janë derivatet, industria e automjeteve dhe e duhanit.

“Kryesisht produktet të cilat importohen në aspektin e vlerës në Kosovë janë derivatet të cilat sjellin më së shumti të hyra, pastaj vijnë industria e automjeteve në përgjithësi dhe industria e duhanit. Këto janë tri produktet që sjellin më së shumti të hyra dhe kanë më së shumti vlera në fazat e importit”, deklaroi ai për EO.

“Importi i përgjithshëm gjatë vitit të kaluar ne kemi pasur rreth 4.6 miliardë euro mallra të importuara në tërë territorin e Kosovës. Do të thotë kemi pasur lloje të ndryshme të mallrave të cilat janë futur në Kosovë”.

Stavileci sqaroi se trendi i mallrave të importuara ka mbetur i njëjtë, përveç që është vërejtur dallim në vlerë për shkak të rritjes së çmimeve.

“Tek importi mund të them se trendi i mallrave të cilat janë importuar apo vlerës së mallrave ka mbetur në suaza të njëjta me vitin e kaluar, përveç një dallimi se vlerat në import kanë shënuar rritje për shkak të rritjes së çmimeve në mbarë botën, derisa mund të ju them se në aspektin e peshës jemi pak a shumë rreth 500 milionë kilogramë kanë qenë të importuara vitin e kaluar për këtë periudhë përderisa tani prapë kemi rreth 500 milionë kilogram të importuara gjatë këtij viti. Pra trendi i sasisë është i njëjtë derisa trendi i vlerës ka shënuar rritje për shkak të shtrenjtimit të produkteve”.

“Rënia e importit është e ndërlidhur kryesisht me konsumin e brendshëm. Nëse ka rritje të konsumit, atëherë domosdoshmërish ka rritje të importit. Nëse kemi ulje të konsumit të brendshëm atëherë normalisht që do të ketë edhe rënie”.

Komento: