Për 9 muaj janë kursyer 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen

21:00 | 10 Dhjetor 2021

Vendi ynë ditëve të fundit ka regjistruar numër më t vogël të infektuarve me koronavirus.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës për 9 muaj ka kursyer mbi 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen.

Sipas një komunikate të ShSKUK-së, këto kursime u mundësuan falë investimeve të bëra në QKUK dhe spitalete përgjithshme për instalim të rezervuareve të oksigjenit, duke mundësuar furnizimin me oksigjen të lëngshëm dhe duke hequr nga përdorimi cilindrat (bombolat e oksigjenit) të cilat kanë shkaktuar shpenzime shumë më të mëdha, furnizimi ka qenë më i vështirë, sidomos në spitalet e përgjithshme që nuk kanë pasur rezervuare të furnizimit të lëngshëm me oksigjen.

“Në një raport/analizë të shpenzimeve të oksigjenit të lëngët për periudhën 9 mujore të vitit 2021 (janar-shtator 2021) rezulton se vetëm në spitalet e përgjithsme janë shpenzuar rreth 900 mijë L oksigjen (e shprehur në vlerë financiare rreth 400 mijë Euro). Nëse nuk do të ishin instaluar cryo-tanket, ShSKUK do të shpenzonte rreth 2 milion euro për oksigjen të gazët me bombola, pra vetëm për 9 muaj në spitalet e përgjithshme (pa llogaritur fare këtu QKUK) pra, janë kursyer mbi 1.5 milion Euro në furnizimet me oksigjen. Po ashtu, këto kursime u mundësuan edhe falë zgjerimit me oksigjen qendror në dhomat e pacientëve si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme. ShSKUK ka instaluar rezervoarët për furnizim me oskigjen të lëngët në të gjitha spitalet e përgjithshme, ndërkohë ka rritur kapacietet edhe në QKUK”, thuhet në komunikatë.

Nga kapaciteti 20 ton që kishte në QKUK, tashmë ka 35 ton, kurse në spitalet e përgjithshme që nuk kishte fare, tashmë ka kapacitet për furnizim me 55 ton me oksigjen të lëngshëm.

Komento: