Për herë të parë ndodh kjo në QKUK

18:43 | 12 Dhjetor 2021

Për herë të parë ka ndodhur diçka në QKUK.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është realizuar procedura digansotike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik të zemrës me ablacion.

“Me datë 11 dhe 12.12.2021 në Klinikën e Kardiologjisë, shërbimin e Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë, filloj për herë të parë procedura diagnostike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik me ablacion”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kjo procedurë, me një aparaturë bashkëkohore dhe angazhim maksimal të stafit të specializuar, hapi një etapë të re në Klinikën e Kardiologjisë dhe trajtimin e pacientëve me aritmi kardiake.

“Janë punuar gjithsej 5 raste me çrregullime supraventrikulare të ritmit, prej të cilëve 3 raste me AVNRT tipike dhe 2 raste me sindromë parangacmimi dhe rrugë acesore përçimi (ËPË)”, thuhet tutje.

Të gjitha rastet kanë përfunduar me sukses dhe pa komplikime

Komento: