
Kosova ende po përballet me pandeminë e koronavirusit.
Kohëve të fundit kanë rënë dukshëm numri i viktimave dhe rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë.
Vetëm për një javë në Kosovë është shënuar vetëm një rast i vdekjes nga COVID-19, rast ky i shënuar të mërkurën që lamë pas, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë në anën tjetër brenda shtatë ditëve janë regjistruar gjithsej 110 persona pozitiv me koronavirus. Numri total i rasteve aktive është 460.
Kujtojmë se përkundër rënies së numrit të vdekjeve dhe rasteve pozitive, në vend po vazhdojnë të jenë në fuqi masat e miratuara nga Qeveria që nga fillimi i muajit shtator.