
Këngëtarja Leonora Jakupi është shumë e dashur për publikun.
Ajo u bë pjesë e skenës në moshë shumë të re dhe gjithmonë ka qenë një ndër të preferuarat e publikut, shkruan ORAinfo.
Leonora vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale duke treguar për jetën e saj.
Edhe pse i ka kaluar të 40-tat, Leonora vazhdon të duket si çikë e re.

E për t’u dukur në top formë, Leonora kujdeset shumë për fytyrën e saj.
Ajo vazhdimisht publikon pamje nga sallone të ndryshme duke e trajtuar fytyrën e saj.
Se fundmi Leonora ka publikuar një pamje duke e trajtuar fytyrën me laser.
Kësisoj ajo duket se po tenton t’i ‘zhdukë’ rrudhat e saj. /ORAinfo/
