Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor takon Vjosa Osmanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor takon Vjosa Osmanin

18:21 | 09 Tetor 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se kandidatja e kësaj partie për Kryeministre ka takuar ambasadorin e Norvegjisë Jens Erik Grondhal dhe Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad.

Gjatë takimit diplomatët norvegjez ritheksuan gatishmërinë e shtetit të tyre për të ndihmuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përkrah BE-së dhe shteteve të Kuintit.

Osmani është shprehur se LDK është e gatshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Znj. Osmani falënderoi z. Grondhal dhe z. Bjornstad për bashkëpunimin e deritanishëm Kosovë-Norvegji në rrafshin diplomatik dhe ekonomik. Njëkohësisht, znj. Osmani ripërsëriti qëndrimin e LDK-së për fqinjësi të mirë në Ballkan duke përfshirë gatishmërinë e LDK-së për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje përfundimtare”, thuhet në komunikatë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!