Përfundon gjithçka, Rakitic në këtë skuadër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përfundon gjithçka, Rakitic në këtë skuadër

22:18 | 04 Shtator 2019

Juventus duket se do të jetë skuadra e re e Rakitic.

Ivan Rakitic ishte afër largimit nga Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Mesfushori kroat, i cili ende nuk është paraqitur në këto tri ndeshjet e para të ligës, po kërkohej nga Juventusi.

Barcelona dhe Juventus po negocionin intensivisht ditëve të fundit, por dështuan të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

Sipas ‘Tuttosport’, këto bisedime do të vazhdojnë, dhe diçka më konkrete mund të ketë në muajt në vazhdim, me Juventusin që mund të transferojë Rakiticin gjatë afatit të janarit.

Kalimi në Serie A do të ishte një aventurë e re për Rakiticin, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Bundesligë dhe në Superligën e Zvicrës.

Komento: