Përfundon gjithçka, Roma arrin marrëveshje me lojtarin e Barcelonës

20:39 | 28 Janar 2020

Roma ka arritur marrëveshje me Carles Perez.

Dritën e gjelbër që Roma e priste nga Barcelona, ka mbërritur.

Kampionët e La Ligas i kanë dhënë leje Carles Perez që të kërkojë skuadër të re, duke nënkuptuar hapjen e rrugës së largimit.

Perez do t’i bashkohet Romës në formulën e huazimit me të drejt blerje, për një shumë rreth 12-13 milionë euro në fund të sezonit.

Barcelona ka kërkuar që në marrëveshje të fus edhe një kluzolë që do t’i mundësonte rikthimin e lojtarit në skuadër në të ardhmen.

Komento: