Përfundon ndeshja mes Ballkanit dhe Drenicës, ja rezultati

15:16 | 20 Mars 2022

Ndeshje të rëndësishme u zhvilluan sot në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Drenicës, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Golin e parë e ka shënuar Blend Baftiu, në minutën e 40-të, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ballkani pas shumë tentimeve, ka arritur të shënojë edhe golin e dytë me Lumbardh Dellovën.

Ballkani pas fitores mbetet në pozitën e parë me 54 pikë, pas 26 ndeshjeve. /Klan

Komento: