Përhapja e koronavirusit, Ahmeti tregon se në sa lagje të Prishtinë ka të infektuar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përhapja e koronavirusit, Ahmeti tregon se në sa lagje të Prishtinë ka të infektuar

22:41 | 26 Mars 2020

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se në sa lagje të Prishtinës ka persona të infektuar me koronavirus.

Ai ka thënë se ka shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje të kryeqytetit, shkruan ORAinfo.

Ahmeti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook e ka ripërsëritur thirrjen për qëndrim në shtëpi.

“Mos e mendoni shmangien e lagjeve, por mendoni shmangien e daljes në qytet sa më shumë”- ka shkruar Ahmeti./ORAinfo/

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Qytetarët po më pyesin se cilat lagje në Prishtinë kanë njerëz që janë testuar pozitiv me #covid19, në mënyrë që ti shmangin ato.

E unë ju them që përkundër numrit të vogël të rasteve, kemi shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje.

Mos e mendoni shmangien e lagjeve, por mendoni shmangien e daljes në qytet sa më shumë.

Mos u relaksoni për shkak të situates politike!

#rriNshpi #rriNshpi #rriNshpi

Komento: