Përjetoi ditë të vështira brenda shtëpisë, reagon vëllai i Egzonës

23:55 | 16 Janar 2022

Ajo ka pasur ditë të vështira brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Egzona Rafuna është një nga banoret më të reja brenda shtëpisë së BBV.

Moderatorja e RTK-së ka një javë brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë ku përveç momenteve të bukura po kalon momente edhe mjaft të vështira.

Një nga rastet më të vështira dhe që e ka prekur shumë Egzonën ishte misioni i mbrëmshëm nga Trixa dhe Donaldi ku futën në lojë Egzonën me provokime të ndryshme.

Sot Trixa ishte ajo e cila i tregoi Egzonës se ishte thjesht një lojë ku kjo e fundit nuk u përmbajt dhe shpërtheu në lot.

Tutje çifti i kërkuan asaj falje dhe ia spjeguan se ishte mision i caktuar nga Vëllai i Madh.

E ndaj kësaj situate ka reaguar edhe vëllai i saj Eugeni i cili me anë të një mbishkrimi i jepte kurajo motrës.

“Bëhu e fortë motrushi jem”, shkroi ai teksa solli një foto të përbashkët.

Ndryshe Egzona është njëra nga banoret e cila nuk i shpëtoi nominimit me zingjir nga dita e premte.

Komento: