
Përleshet fizikisht një infermier me një specializant në Klinikën Emergjente.
Telegrafi mëson se përleshja ka ndodhur mes një infermieri dhe një specializanti.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për Demokracia.com ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:00.
“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje të ndodhur në mes të dy personave në qendrën emergjente në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët për në stacionin policor, si dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka pohuar Borovci.