Përleshje mes nxënësve në “Sami Frashëri”, një nga ta përfundon në spital

14:58 | 16 Dhjetor 2021

Një përleshje ka ndodhur gjatë ditës së sotme mes disa nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka deklaruar se një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një rrahje të ndodhur në rrugën “Ibrahim Lutfiu” respektivisht në shkollën “Sami Frashër” në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave (dyshohet të jenë nxënës shkolle) ku së paku njeri nga ta ka marrë lëndime dhe është transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar Borovci.

Komento: