Përleshje në Gjilan, të rinjtë rrahen me karrige e tavolina – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Përleshje në Gjilan, të rinjtë rrahen me karrige e tavolina

23:32 | 13 Gusht 2019

Një përleshje ka ndodhur në Gjilan.

Me grushte e shqelma janë përleshur fizikisht dy grupe të rinjsh në një lokal në Gjilan, që ka përfunduar në një shkatërrim të pjesës së brendshme të lokalit – me thyerje tavolinash.

Ngjarja, e cila dyshohet të ketë ndodhur gjatë kësaj jave, është incizuar në një video 30-sekondëshe, e cila shfaq dy grupet e të rinjve duke u përplasur fizikisht brenda lokalit ku ndodheshin dhjetëra qytetarë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kësaj jave në mesnatë, në restorantin e një pompe të derivateve në Gjilan.

Në raportet 24-orëshe të Policisë së Kosovës nuk është lajmëruar për rrahje masive gjatë ditëve të fundit në Gjilan.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!