Përparim Rama shuanë dilemat, tregon se a do të jetë Blerand Stavileci nënkryetar i Prishtinës

23:53 | 08 Dhjetor 2021

Rama: Blerand Stavileci nuk do të jetë nënkryetar i Prishtinës.

Ditë më parë është raportuar në media se PDK-ja ka bërë marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës që ta ketë pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, e që kjo do t’i takonte Blerand Stavilecit.

Përveç PDK-së e cila e ka mohuar një gjë të tillë, edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka thënë se nënkryetar nuk do të jetë Blerand Stavileci.

“Jo nuk është e vërtet. Ka pas shumë spekulime, por nuk qëndron. Nënkryetar e kemi të konfirmuar është vetëm Alban Zogaj, ndërsa i dyti nuk do të jetë Blerand Stavileci, ende nuk e dim se kush”, tha Rama.

Kryetari i ri i Prishtinës tha se nënkryetarin e dytë të komunës mund ta përcaktojë edhe koalicioni.

Komento: