Përplasje e ashpër mes deputetës së VV-së dhe asaj të PDK – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përplasje e ashpër mes deputetës së VV-së dhe asaj të PDK

23:50 | 26 Mars 2020

Ka ndodhur një përplasje e ashpër mes deputetës së VV-së dhe asaj të PDK-së.

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes dy deputeteve të Kosovës, Fitore Pacolli nga Vetëvendosje dhe Eliza Hoxha nga PDK, teksa në një emision televiziv kanë debatuar për zhvillimet e fundit politike, pas rrëzimit të Qeverisë.

Konkretisht deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të mbetet në opozitë për aq sa pjesëtarët e saj të mësojnë gjuhën e komunikimit dhe bashkëpunimit.

Këtyre deklaratave u është përgjigjur Fitore Pacolli e cila ka thënë se Vetëvendosje do të vazhdojë të qeverisë me vendin dhe madje do të kthehet fuqishëm.

Komento: