Pesha nuk ka rëndësi, kur e do futbollin!

11:01 | 14 Mars 2022

Kur e do futbollin, nuk ka asnjë arsye që mund të të ndalë.

E kështu mendon edhe sulmuesi brazilian, Walter, raporton express.

Edhe pse në mbipeshë, fundjavën që shkoi ai debutoi në fanellën e Amazonas, një ekip në ligat më të ulëta të futbollit brazilian.

Walter madje luajti 90 minuta.

Ai i bëri disa lëvizje të mira dhe i bëri disa pasime të sakta në ndeshjen e kthimit kundër ekipit Fast.

Madje, Walter për pak sa nuk shënoi, por e ndjeu nxehtësinë dhe shpejtësinë e ndeshjes.

Debutimi i tij u vlerësua si i qëndrueshëm dhe shpresëdhënës.

Ai luajti përkrah lojtarëve si Ibson, ish-lojtar i Flamengos, Eduardo Ramos, ish i ekipit Remo, Marion, ish-lojtar i Atletico MG dhe Soares, kampion i Copa do Brazil me Fluminensen dikur.

Komento: