Pësoi dëmtim të rëndë, mësohet se sa kohë do të mungojë Chiellini

19:19 | 08 Shtator 2019

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për Juventusin.

Giorgio Chiellini do të vazhdojë të ulet në stolin e Juventusit si një kapiten që nuk do të luajë ndërsa rikuperohet nga një dëmtim i rëndë.

35-vjeçari dëmtoi ligamentin gjatë stërvitjes dhe pritet të jetë jashtë fushave për gjashtë muaj.

Sipas Tuttosport, mbrojtësi iu nënshtrua operacionit në Innsbruck këtë javë dhe pritet të mbështesë shokët e tij të ekipit dhe stafin stërvitës në pankinë gjatë ndeshjeve të Juves.

Chiellini u ul në mesin e zëvendësuesve në ‘Allianz Stadium’ gjatë fitores 4-3 ndaj Napolit dhe u dallua duke ecur në paterica për të ngushëlluar Kalidou Koulibaly pas autogolit të tij në fund të ndeshjes.

Gazeta italiane raporton se Chiellini gjithashtu do të përpiqet të jetë në stol edhe në ndeshjet mysafir të ‘Bardhezinjëve’.

Programi i rehabilitimit të qendrësmbrojtësit italian do të sigurohet që të jetë i gatshëm t’i jap mbështetje shokëve të tij dhe të vazhdojë të përparojë në shërimin e tij.

Komento: