
Petkoviq ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar pas deklaratave të fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth formimit të Asosacionit të Komunave me shumicë serbe.
Petkoviq ka thënë se Kurti duke refuzuar të formojë asosacionin, po e refuzon dialogun me Serbinë, transmeton lajmi.net.
“Është e papranueshme dhe e turpshme që Kurti të tregojë arbitraritet dhe arrogancë kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe ta bëjë këtë pa asnjë sanksion, saktësisht prej atyre që janë garantues të implementimit të asaj që është nënshkruar”, ka thënë Petkoviq, raporton N1.
Ai ka thënë se në këtë formë “Kurti po bën me dije që jo vetëm se nuk do të ketë asosacion, por që nuk do të ketë as serbë në Kosovë”.
Kujtojmë se në një intervistë për Deutesche Ëelle, kryeministri Kurti sot ka deklaruar që nuk do të ketë asosacion në baza etnike.