Philippe Coutinhos i ndodh e papritura – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Philippe Coutinhos i ndodh e papritura

16:56 | 19 Dhjetor 2019

Philippe Coutinho po detyrohet të vesh fanella me përmasa të fëmijëve.

Ai ka veshur një fanellë të përmasave të fëmijëve të Bayern Munich gjatë gjithë edicionit 2019/20, sepse përmasat e të rriturve janë shumë të mëdha për brazilianin.

Ish-mesfushori i Liverpoolit finalizoi huazimin te Bayern nga Barcelona në gusht, pasi dëshiron transferimin e përhershëm në Allianz Arena.

Pritej shumë nga 27-vjeçari kur ai u bashkua me Blaugranët në janar 2018 pas pesë viteve të suksesshme në Merseyside, por nuk dha aspak ndikim mes futbollistëve të klasit botëror, përcjell lajmi.

Coutinho ka kontribuar me gjashtë gola dhe pesë asistime në Bundesligë me Bayernin këtë sezon, me një het-trik mahnitës në një fitore 6-1 ndaj Ëerder Bremen të shtunën.

Sipas faqes zyrtare të Bundesligës, ai mban vesh një fanellë të fëmijëve me madhësi 176, për shkak se fanella autentike nuk i bënte.

Coutinho me sa duket është detyruar të veshë fanellën më të vogël në çdo ndeshje në shtëpi, që do të thotë se ai nuk ka qenë në gjendje të përfitojë nga fanellat e të rriturve, e cila ka sistemin për mos-djersitje.

Komento: