Piatek rikthehet sërish në Seria A, do t’i bashkohet rivalit të Milanit

00:14 | 06 Janar 2022

Ish sulmuesi i AC MIlanit, Krzysztof Piatek në afatin kalimtar të janarit do rikthehet në Seria A.

Polaku ka arritur marrëveshje me Fiorentinën, derisa edhe dy klubet kanë gjetur ‘gjuhën e përbashkët’.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se marrëveshja është e kryer dhe janë pajtuar edhe nga kërkesat personale, transmeton lajmi.

“Qendërsulmuesi i Hertha Berlin Krzysztof Piatek tani do t’i bashkohet Fiorentinës, marrëveshje e kryer. Marrëveshja është arritur mes dy klubeve dhe kërkesat personale të arritura”, shkroi ai.

Kujtojmë, se Piatek ishte numri 9 i Milanit për disa vite, por njësoi si shumica që morën fanellën me numër 9 dështoi plotësisht.

Komento: