Pioli arrin fitoren e parë

19:13 | 12 Tetor 2019

Më herët sot, AC Milan mundi ekipin e Primavera me katër gola , pasi Marco Brescianini shënoi një hat-trick, duke u përgatitur për përleshjen me Lecce të Dielën e ardhshme.

Edhe pse disa janë në detyrë ndërkombëtare, Stefano Pioli kishte mjaft lojtarë nga skuadra e parë për të vendosur një ndeshje miqësore kundër skuadrës Primavera, përcjell ORAinfo.

Ndeshja e tij e parë ’si menaxher i ekipit përfundoi mirë, duke mposhtur bindshëm të rinjtë.

Përveç Brescianini, i cili me siguri i bëri përshtypje menaxherit, Fabio Borini gjithashtu pati një paraqitje të mirë./ORAinfo/

Komento: